Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pasi i siguruan mandatet, Lista Serbe lëshon seancën

Gazeta10
08 February 2024 - 11:10

Deputete e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve. Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar.

Ata janë pritur në Hollin e Kuvendit nga mediat për arsyen e largimit nga Kuvendi por që të njëjtit nuk janë deklaruar.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.