
Sot ekipi i Kanal 10 nga emisioni i mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka shkuar në Komunën e Mitrovicës ku nga atje e ka prezantuar gjendjen në liqenin akumulues në Mitrovicë.
Nga pamjet që sjell kamera e Kanal 10 shihet se atje nuk është gjendja e mirë, ku liqeni është plot i mbushur me mbeturina, ku nuk ka munguar madje edhe hudhja e ‘xhevrekëve’.
Si duket Komuna e Mitrovicës nga pamjet që shihen nga liqeni nuk e ka pasë në fokus liqenin duke e lënë në gjendje të mjerueshme dhe nuk i ka shku ndërmend edhe së paku ta pastrojë e mos ta lë në këtë situatë e cila për mitrovicasit dhe kushdo që e viziton nuk lë shije të mirë aspak.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10