Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pasnesër zëvendësohen asamblistët e rinj në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok

Gazeta10
26 April 2023 - 19:30

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Më 28 prill, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut do t’i zëvendësojë asamblistët me ata të partive fituese. Ani se shumica e tyre shqiptarë, kjo thonë se nuk do të jetë pengesë, përkundrazi do t’i përfaqësojnë interesat e të gjitha komuniteteve. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike kanë thënë se funksionimi i institucioneve dhe emërimi i kryetarëve nuk do të jenë legjitime.

Rezultatet përfundimtare u shpallën.

Tashmë  kryetarët e katër komunave veriore po përgatiten për procedurat e tjera e për nisjen e mandatit.

Ani pse me vetëm disa vota, shumica e asamblistëve në këto komuna janë shqiptarë.

Por, kjo nuk do t’i pengojë kryetarët e rinj të ulen në karrigen e udhëheqësit të komunës.

Madje, nuk do të jetë pengesë as për komunitetin shumicë.

Ndërkaq, sipas analistit politik, Branislav Kërstiq ani pse këta kryetarë janë ligjërisht fitues, funksiononim i institucioneve dhe emërimi i tyre nuk do të jetë legjitim.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmbështetje të këtyre të fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të martën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, për katër komunat veriore të Kosovës.

Ata kanë konfirmuar, fitoren e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, si dhe të atyre të Partisë Demokratike të Kosovës në Zveqan e Zubin-Potok.

Procesi zgjedhor i së dielës është zhvilluar pa incidente, por me numër të ulët të qytetarëve të dalë në votim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.