Gazeta10

PDK i bashkohet fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, raporton Gazeta10.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se fatkeqësisht dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave po vazhdon të jetë shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut në gjithë botë.

Ai ka thënë se diskriminimi dhe përjashtimi i grave është i dukshëm pavarësisht përpjekjeve për avancimin e rolit të tyre.

Më tej ai ka thënë se vajzat dhe gratë e Kosovës meritojnë mundësi të barabarta.

Këtu keni statusin e plotë:

“Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, bashkë me anëtarët e Kryesisë së PDK-së, i jemi bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” Description: 🎗️e cila fillon sot dhe vazhdon deri në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.

Fatkeqësisht, dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në mbarë botën, jo vetëm në Kosovë. Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, megjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas.

Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. Të përkushtohemi çdo ditë, nga secili pozicion, që ta bëjmë këtë të mundur!

#16DaysOfActivism

#OrangeTheWorld

#Bashkë 50/50”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat