
Kryesia e PDK-së, në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të partisë, ka caktuar udhëheqësin e përkohshme në Degën e PDK-së në Podujevë. Në këtë komunë, kryetar i përkohshëm i kësaj dege është zgjedhur Isak Shabani.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo parti, transmeton Gazeta10.
“Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të Degës në Podujevë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së Degës në të gjitha nivelet e saj.
Me këtë rast, Kryesia e PDK-së ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin për punën e pandalshme të ish-kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu”, thuhet në komunikatë./Gazeta10