Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK-ja me deputetët e saj pas bllokimit të Qeverisë, do të jenë edhe në sallën e Kuvendit

Gazeta10
18 August 2026 - 8:02

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se deputetët e saj edhe sot do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

Ata paraprakisht që në mëngjes kanë shkuar para hyrjes së Qeverisë, duke kërkuar Kurtin.

E pas saj, deputetët e PDK-së pritet të marrin pjesë në zhvillimet e parapara në Kuvend, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të tensionuar politike dhe me diskutime për hapat e ardhshëm institucionalë.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike e Kosovës iu drejtua sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputetët e PDK-së në letrën e dërguar në adresën e Deharit, i kanë kërkuar atij që kjo të bëhet sot, më 18 gusht, me fillim nga ora 11:00.

Ja pamjet nga bllokimi i derës së Qeverisë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.