
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka njoftuar se deputetët e PDK-së, ende janë brenda objektit të Kuvendit duke pritur që të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara edhe në leximin e dytë.
Ajo ka treguar se Hamza i ka treguar Kurtit se Ligji dhe Presidenti janë çështje të ndara.
Prandaj edhe sipas saj, Kurti e ka kushtëzuar votimin me votimin e Presidentit.
Derisa sipas saj, ajo ka theksuar se tashmë ka dhunë të madhe ndaj protestuesve, dhe se ajo ka njoftuar se kreu i Veteranëve, Hysni Gucati është duke u trajtuar në spital pas lëndimeve që ka marrë në protestë. /GAZETA10