
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Partia njoftoi se konferenca do të mbahet nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Për disa ditë, PDK ka mbajtur aksione para Qeverisë e në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të rendit kushtetues e uzurpim të institucioneve.