Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ministrit Murati, nëse nuk ekzekuton pagat

Gazeta10
03 October 2022 - 11:39

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.