Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK prezanton kandidatët për zgjedhjet në veri të vendit

Gazeta10
22 November 2022 - 12:46

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet në veri të vendit, raporton Gazeta10.

Këshu, për Mitrovicë e Veriut kandidat është Taulant Kelmendi, Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi, Zubin Potok – Izmir Zeqiri dhe në Zveçan – Ilir Peci.

Kujtojmë se këto zgjedhje po zhvillohen në Kosovë pasi Lista Serbe, kryetarët e komunave veriore si dhe serbët në institucionet në atë pjesë kanë dhënë dorëheqje.

Ata janë dorëhequr për shkak të mospajtimit të Qeverisë së Kosovës për vendimin e konvertimit të targave serbe si dhe pas suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.