Edhe sonte në emisionin “Pa Protokoll” në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë shprehur preferencat e tyre sa i përket partive politike.
Në një sondazh të realizuar live në Kanal10, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para.
Nga 100 telefonata të realizuara, PDK-ja ka dalë fituese me 48% të votave.
Ndërsa, partia e dytë me më së shumti vota ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 34%.
Në ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë shprehur përkrahjen që e kanë edhe për VV-në, AAK-në dhe partitë e tjera politike.
Pas marrjes së 100 telefonatave, PDK ka dalë fituese me 48%,e pasuar nga LDK me 34%, e treta ka dalë Vetëvendosje me 15 %, ndërsa AAK ka marrë 3% dhe Lista për familjen 0%./Gazeta10/