
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar në Facebook pas fyerjeve të Ganimete Muslit në drejtim të Presidentës Osmani, raporton Gazeta10.
Peci ka akuzuar Musliun dhe partinë e PDK-së duke thënë se ata janë majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte.
“Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”.
Sipas tij shprehjet që i përdorin ajo dhe partia e saj janë bërë pjesë e gjuhës parlamentare.
Ai shton se bullizmi që ajo po përdor në drejtim të Presidentës është shpërfaqje e saj.
Ndërkohë ai i përmen Musliut edhe thënien e ish-presidentes Albright.
“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!”./Gazeta10