
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar fillimin e sezonit të vjeljes së rrushit. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se “Vneshti pa u kitë e pa u plehnu, nuk ban bistak as me u ambëlsu!”
“Sot iu bashkangjita vjeljes së rrushit ku falë punës së palodhshme të vreshtarëve tanë të vyeshëm e djersës së tyre, suksesi është i prekshëm.
Kemi rritur përkrahjen me subvencione e grante dhe javën që lam pasë kemi hartuar edhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verfikimin e Produketeve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trupat Certifikuese , një akt juridik tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksporteve të produkteve tona” ka shkruar ai.