Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci: Një numër i telefonit po keqpërdor emrin tim, mos bini pre e mashtrimeve

Gazeta10
18 May 2026 - 13:40

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ditëve të fundit një numër i telefonit në WhatsApp po e keqpërdor emrin e tij.

Ai, ka lutur qytetarët se kushdo që kontakton me ta në emrin e tij mos të bien pre e mashtrimeve.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Tani kuptova se ditëve të fundit ky numër telefoni në whatsApp qenka duke keqpërdorur emrin tim me biseda inkriminuese dhe diskredituese.

Ju lutem, kushdo që kontakton me ju në emrin tim, mos bini pre e mashtrimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.