Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci: Vazhdojmë të ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar!

Gazeta10
10 Shtator 2025 - 20:53

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se do të ndërtojnë urën e radhës në Mitrovicë. 

” Do e ndërtojmë urën e radhës që lidh rrugën nga varrezat e qytetit në Shipol, në drejtim të Zhabarit, që lidhë përmes urës së re me Gushavcin, mandej në ndjekje të trasesë deri në fshatin Vidimriq”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë: 

Vazhdojmë të ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar!

Do e ndërtojmë urën e radhës që lidh rrugën nga varrezat e qytetit në Shipol, në drejtim të Zhabarit, që lidhë përmes urës së re me Gushavcin, mandej në ndjekje të trasesë deri në fshatin Vidimriq.

Kjo është zgjidhja që do t’a ulë presionin e trafikut, do të sjellë infrastrukturë të re zhvillimore dhe do t’i japë luginës së Ibrit një rrjedhë të zhvillimit, në funksion të zgjerimit të qytetit në rrjedhën e Ibrit.

🚙 Ky projekt është rruga pararendëse e ndërmarrjes së re të transportit që do të pasojë në vitet në vijim, të cilën do ta themelojmë si parakusht për një trafik urban e ndër-urban më të organizuar.

🍃 Ky projekt është pjesë e programit tonë për Mitrovicën e gjelbërt, të pastër e funksionale.
❤️ Sepse Mitrovica jonë meriton lehtësim, zhvillim, zgjidhje të mençura e bashkim!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.