
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot bujkun Remzi Hoxha nga Drenasi, e nga ku ka thënë se Kosova po i trajton bujqit me dinjitet, raporton Gazeta10,
Peci ka thënë se Hoxha ka fituar falë mbështetjes financiare nga shteti.
Tutje, Peci, ka thënë se do të vazhdojë të punojë në të mirë e sektorit të bujqësisë.
Këtu keni postimin e tij:
“Remzi Hoxha nga fshati Domanek i Drenasit ishte kultivues i 16 hektarëve me misër këtë vit. Mirëpo gjatë bisedës me të më njoftoi se falë rritjes së mbështjetjes financiare përmes subvencioneve, ai do ta dyfishojë sipërfaqen e kultivuar me misër e grurë deri në 30 hektarë në të mbjellat vjeshtore dhe pranverore.
Bujq të tillë, të vyer si Remziu, ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu sic edhe e meritojnë.
Shteti
bujku
!”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10