Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Peci viziton Atiqin: Na gëzon fakti që ka konsoliduar ekip me përbërje shumë etnike

Gazeta10
28 May 2023 - 15:46

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot pas vizitës tek kryetari i Leposaviqit, ka vizituar edhe kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Ai ka thënë se Atiqiti i ka ofruar mbështetje të plotë për sfidat që po e presin, shkruan Gazeta10.

“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin. Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka theksuar ai.

Ministri Peci sot gjatë ditës ka vizituar edhe kryetarin e Leposaviqit, për të cilin përdori shprehjen “New sheriff in town”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.