Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci zbulon se si erdhi ideja e modelit bashkëqeverisës me Gërvallën

Gazeta10
07 September 2022 - 21:18

Bashkëkryesuesi i Partisë Guxo, njëherësh ministër i  Bujqësisë, faton Peci ka treguar në Politiko se ideja për bashkë-udhëheqje me Gërvallën erdhi pas një diskutimi të gjatë, si dhe duke marrë si model partinë gjermane SPD, shkruan Gazeta10.

“Ideja erdhi pas një debati bukur të gjanë në nivel të strukturave dhe akterëve kyç që kanë kontribuar në konsituimin e këtij subjekti politikë, si dhe për shkak të një vlerësimi që në Kosovë kryesisht partitë politike e kanë një qasje lideriste deri në nivelet e vendosjes të një autokracie të brendshme të drejtimit  të subjektit politikë, me qëllim që vendimarrja e mënyra e udhëheqjes të shihet sa më objektive dhe gjithëpërfshirëse në proceset e rëndësishme.

Ai në Politiko tha se përmes kësaj ideje, do të sjellin ën skenën politike kosovare praktika të susksesshme të vendeve të BE-së.

‘Duke parë praktikat evropiane. Janë disa modele. Ne pretendojmë që përmes kësaj ideje, që është krejt e re në skenën politike kosovare, idetë të tilla e risitë t’i sjellim në politikën kosovare t’i sjellim përmes GUXO edhe në aspektin e parimeve programore e qeverisëse. Dhe praktikat që janë të sukseseshme në disa shtete e BE-së. Në mënyrën siç udhëheq SPD gjermane. Ministrja aktuale e Jashtme e Gjermanisë dhe zv.kancelari kanë qenë dy bashkëdrejtuesit e SPD-së”, tha më tej Peci. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.