Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Peja, kampione e Kosovës në basketboll

Gazeta10
18 May 2023 - 23:10

Peja është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pasi e mposhti Trepçën në ndeshjen e pestë finale me rezultat 91-93 pas vazhdimeve.

Peja fitoi serinë e ndeshjeve 3-2, me ndeshjen e fundit e cila u luajt në “Minatori”.

Më i miri te Peja ishte Joseph me 21 pikë të shënuara, gjersa me po aq pikë te Trepça ishte Drilon Hajrizi.

Për t’u kualifikuar në finale, Peja mposhti në gjysmëfinalen e play-offit Golden Eagle

Yllin, ndërsa Trepça eleminoi Prishtinën.

Ky është titulli i 6-të në histori të Pejës, teksa është i pari pas 10 vitesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.