Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Peja nesër nis aventurën në FIBA Europe Cup, përballet me Niners Chemnitz

Gazeta10
17 October 2023 - 16:55

Kampionia e Kosovës, Peja do të fillojë nesër garat në grupet e FIBA Europe Cup.

Pejanët janë mysafirë të skuadrës së njohur gjermane, NINERS Chemnitz.

Takimi në Gjermani do të zhvillohet nga ora 19:00 dhe shihet si shumë i vështirë për verdhezinjtë, megjithatë, kampionët e Kosovës dhe liderët e Superligës synojnë paraqitje sa më të mirë, ndërsa kanë ftuar bashkëkombësit për përkrahje sa më të madhe.

Në Grupin H marrin pjesë Heroes Den Bosch nga Holanda dhe Spojnia Stargard nga Polonia.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në elitën e basketbollit me katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

“Verdhezinjët” në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u mposhtën nga kampioni i Danimarkës, Bakken Bears dhe më pas siguruan kalimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Në edicionin 2016-17, Peja gjithashtu kishte garuar në grupet e FIBA Europe Cup.

Në këtë edicion edhe Trepça do të garojë në grupet e FIBA Europe, megjithatë sfida e parë e mitrovicasve është pezulluar kundër Hapoel Galil Elion, për shkak të situatës në Izrael.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.