Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Penalizimi nga Samiti’ – Haziri nxjerr foton me Rugovën në NATO: Veç bashkëpunimi e stabilizon Kosovën

Gazeta10
30 June 2026 - 13:20

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se kjo është pasojë e mungesës së stabilitetit institucional në vend.

Haziri ka shkruar se Kosova është penalizuar në këtë samit, duke theksuar se bota po ndryshon, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet e bllokuar në kriza politike.

“Kosova u penalizua në Samitin e NATO-s në Ankara. Pa dyshim, mosardhja e ftesës ndodhi si pasojë e mungesës së stabilitetit institucional. Bota po ndryshon, por jo ne. Në qarkun e mbyllur vicioz e me kriza politike. Është koha e fundit për reflektim të thellë. Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Republika mbi të gjithë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Statusit të tij, Haziri ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një takimi në selinë e NATO-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.