Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pep Guardiola vazhdon t’i qajë mungesat: Liverpooli nuk kishte lëndime

Gazeta10
24 February 2025 - 14:32

Pep Guardiola ka komentuar për sfidën ne Liverpoolit, duke theksuar se nuk është i sigurt se çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë lojtarët e Manchester City do të ishin në dispozicion.

Guardiola vuri në dukje vështirësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por shprehu kënaqësi me performancën e ekipit të tij ndaj Newcastle dhe në ndeshjet e fundit. Ai gjithashtu refuzoi të spekulonte se si do të ishin gjërat me praninë e Erling Haaland, duke theksuar se do të ishte e padrejtë ndaj lojtarëve që luajtën dhe dhanë gjithçka.

“Liverpooli është një ekip fantastik dhe janë të fortë në detaje. Ata nuk kanë pasur probleme me lëndimet, gjë që i ka bërë të jenë më të qëndrueshëm se ne këtë sezon. Kjo është realiteti dhe ne nuk mund të arrijmë gjithçka që duam gjatë gjithë kohë. Me Erling, ne jemi një ekip më i mirë. Po kështu edhe me Rodri, John Stones, Manuel Akanji dhe shumë lojtarë të tjerë”

Nga ana tjetër, taktikat e zgjuara të Arne Slotit në Liverpool kanë ndihmuar skuadrën të shmangë lëndimet e rënda dhe të ruajë konsistencën e nevojshme për të konkurruar për titullin.

Slot ka pasur sukses edhe në ballafaqimet me Manchester City këtë sezon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.