Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Për 18 ditë, 11 mjekë kërkojnë të largohen nga Kosova

Gazeta10
20 January 2023 - 18:54

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Nga 1 janari deri më 18 janar, 11 mjekë kanë kërkuar largimin nga Kosova. Ndërsa, numër i madh i punëtorëve shëndetësorë është paralajmëruar se edhe gjatë këtij viti do të lëshojnë vendin për një jetë më të mirë në shtetet tjera. Përfaqësues të tyre kanë kërkuar nga qeveria që të merr masa në mënyrë që Kosova në një të ardhme të afërt të mos mbetet pa mjekë.

Për më pak se tre javë, 11 mjekë kanë kërkuar largimin nga Kosova.

Ndërsa, numër i madh i mjekëve e infermierëve, paralajmërohet që edhe gjatë muajve të ardhshëm ta lëshojnë vendin, për një jetë më të mirë në shtetet tjera.

Kështu së paku thonë përfaqësues të punonjësve shëndetësorë, të cilët shprehen se pakënaqësitë e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta.

Ndërsa, ikjen nga vendi e ka paralajmëruar edhe infermieri Fitim Havolli.

Ai ka thënë se bashkë me kolegë të tij po planifikojnë që kontributin ta japin në institucione shëndetësore jashtë vendit.

Ndërsa, nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Xhemajl Selmani ka thënë se nuk pret që të bie trendi i ikjes së punonjësve shëndetësorë nga Kosova, pasi sipas tij, qeveria është vonuar në realizimin e kërkesave të tyre.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK pati paralajmëruar se gjatë vitit 2023 rreth 1 mijë e 500 infermierë pritet ta lëshojnë vendin, derisa nga Oda e Mjekëve patën thënë se ky vit do të jetë edhe më i rëndë për sistemin publik shëndetësorë, për shkak të largimeve masive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.