Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për 3 muaj, kosovarët blen patundshmëri prej 40 milionë eurosh në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni

Gazeta10
09 January 2023 - 13:32

reth 40 milionë € është vlera e përgjithshme e patundshmërive që kanë blerë shtetasit kosovar vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku potencohet se investimet direkte të rezidentëve kosovar në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njejtë të vitit 2021. Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022, raporton Front Online.

“Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, bëhet e ditur mes tjerash në raportin e BQK-së.

Përndryshe, vlerësohet se investimet vjetore të kosovarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën prej 100 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.