Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për gjashtë muaj, 1300 raste të dhunës në familje

Gazeta10
06 September 2022 - 20:22

Raporti: Erëza Janova / Kanal10

1 mijë e 300 raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti në Kosovë. Për nga numri më i madh i rasteve të raportuara, prijnë komuna e Prishtinës dhe ajo e Pejës. Nga instituti Clard dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kanë ngritur shqetësime se përkundër fushatave vetëdijësuese, prokurorët e gjyqtarët nuk po mund të ushtrojnë kompetencat e tyre, shkruan Kanal10.

Fëmijë, gra, burra e të moshuar, pothuajse për çdo ditë kërkojnë ndihmë në Policinë e Kosovës për shkak se janë viktima të dhunës në familje.

Vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje, ku viktimat më të shpeshta janë gratë.

Kështu së paku u bë e ditur në fushatën e organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional dhe IKD.

Anton Nrecaj, nga kjo qendër derisa ngriti shqetësime për numrin e madh të rasteve të dhunës në familje, tregoi se përmes broshurave të shpërndara gjithandej Kosovs, janë munduar që të vetëdijësojnë qytetarët se ku mund të drejtohen nëse janë viktima të dhunës.

Ndërsa, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se përkundër fushatave të organizuara deri tani, prokurorët, gjyqtarët e zyrtarët policorë nuk janë në gjendje të ushtrojnë kompetencat e tyre.

Ndërkaq, të marten është mbajtur mbledhja e radhës e kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për rastet e dhunës në familje si dhe rastet e dhunës seksuale.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kërkoi nga të gjithë që çdo lëndë të trajtohet me përgjegjësi të lartë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.