Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Për mbi 15% shtrenjtohet rryma në kosovë

Gazeta10
30 March 2023 - 20:24

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të enjten ka miratuar tarifat e reja të energjisë eklektike për mbi 15%. Nga kjo zyrë kanë thënë se kjo përqindje do të përcaktohet në vlera të ndryshme monetare varësisht konsumit të energjisë. Ky bord ka deklaruar se janë të vetëdijshëm për gjendjen ekonomike në vend, por që vendimi ka qenë i domosdoshëm për t’iu shmangur reduktimeve, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji.

Varësisht kilovatëve të shpenzuar, qytetarët e Kosovës do të paguajnë deri në rreth 14 euro më shtrenjtë energjinë elektrike, që nga 1 prilli i këtij viti.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që çmimi i rrymës në Kosovë të shtrenjtohet për mbi 15%.

Nga ZRRE-ja kanë thënë se ndonëse janë të vetëdijshëm për situatën ekonomike me të cilën përballet vendi, një rritje e tillë e çmimit të rrymës, ka qenë e pashmangshme.

Hysen Rudari nga Departamenti i Tarifave në ZRrE ka treguar për shumat që do të paguajnë qytetarët, pas shtrenjtimit të rrymës, nga shpenzimi i kilovatëve në muaj.

Sipas tij, vlera prej 15% për konsumatorët që shpenzojnë deri në 300 kilovatë, do të paguajnë në fund të muajit 2 euro e 88 centë më shtrenjtë për faturën e rrymës.

Kurse, kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, edhe njëherë ka përsëritur se ky vendim ka qenë i domosdoshëm të merrej, në mënyrë që sipas tij, të sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike.

“Arsyeja pse është e nevojshme furnizimi i qëndrueshme me energji elektrike, në rast se nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike atëherë do te jete kosto shume më e madhe se sa kjo rritje qe është propozuar ky është minimumi për te pasur 24 orë energji elektrike.”

Kryetari i Bordit të ZRrE-së nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kilovati të tarifës së lartë dhe të ulët.

Tarifat e reja janë miratuar nga Bordi i ZRrE-së me tre vota për dhe asnjë kundër.

Në Kosovë, rryma ishte shtrenjtuar edhe në shkurt të vitit të kaluar.

Nga ai vendim ishin prekur konsumatorët shtëpiakë dhe komercialë që shpenzonin mbi 800 kilovatë në orë, me ç’rast kjo kategori ishte faturuar me 12.5 centë për kilovat në tarifën e lartë dhe 5.9 centë për tarifën e ulët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.