Duhet Lexuar

​Për një ditë raportohen shtatë raste të dhunës në familje

Gazeta10
27 Korrik 2023 - 12:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë ratë të dhunës në familje. Prej tyre, katër në rajonin e Prishtinës, një në Ferizaj, dhe nga një rast në Prizren dhe Gjakovë.

Lidhur me këto raste, deri tani janë arrestuar gjashtë persona.

Sipas njoftimit të Policisë, një person i gjinisë mashkullore në Prishtinë, ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga vëllai i tij.

Pas intervistimit të palëve, i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Derisa në Podujevë raportimi është bërë nga dy vajza të mitura.

“Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur gjithashtu se një person që është arrestuar në Graçanicë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Obiliq një person është arrestuar pasi e ka kanosur vëllain e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndërsa në Gjakovë ëstë raportuar për një mosmarrëveshje të disa anëtarëve të familjes.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona ndërsa lëndime kanë mësuar dy viktima.

Policia ka njoftuar edhe për një rast në Prizren ku një person ka raportuar se djali i tij, dike mos respektuar urdhrin mbrojtës është duke ju afruar dhe penguar atë në punë.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.