Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Për një leje të komunës, 3 mijë banorë të Lipjanit mbesin në terr

Gazeta10
19 February 2023 - 13:49

KEDS njofton që dalja Sllovisë dhe një pjesë e daljes së Konjuhit, që të dyja në Komunë të Lipjanit janë në prishje. Të dy daljet janë nëntokësore për çka nevojitet prerje e asfaltit për t’i rregulluar.

“Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike. KEDS është i gatshëm të intervenojë dhe ti sanojë ato në momentin që të merr lejet përkatëse”, ka njoftuar KEDS.

“Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.