
Për pak minuta pritet të fillojë seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, raporton Gazeta10.
Gazeta10 do ta mbulojë këtë konferencë mbi ecurinë e çështjes.
Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata akuzohen për krime lufte. / Gazeta10