
Gjatë ditës së djeshme në Gjilan në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se janë përfshirë nga zjarri tri vetura, raporton Gazeta10.
Sipas raportit te policisë dy meshkuj kanë raportuar rastin, ku në rrethana të panjohura tri vetura janë përfshirë nga zjarri, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Dhe rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Pasjak, Novobërdë 13.04.2023 – 04:50. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri u janë përfshirë tre vetura. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10