
Ish-objekti i kooperativës në fshatin Shkabaj të Prishtinës është përfshirë nga zjarri këtë të diel.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Udhëheqësi i skuadrës së zjarrfikësve, Shaban Kerrmemi, ka thënë për Kanal 10 se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e djegies së mbeturinave, ndërsa ka theksuar se nuk ka të lënduar.
“Zjarrin e kemi lokalizuar, nuk ka të lënduar. Është objekt i pabanuar, dyshohet se zjarri është shkaktuat nga djegia e mbeturinave”, tha ai. /Gazeta10/


