Sport

Përfundojnë pjesët e para, Ballkani udhëheq në Suharekë, pa gola në Shtime

Gazeta10
07 Mars 2024 - 13:51

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinaleve të fundit në Kupën e Kosovës në futboll.

Në “Liman Gegaj”, Ballkani po udhëheq me dy gola epërsi ndaj Malishevës së Qendrim Kidës.

Për skuadrën suharekase golin e parë e shënoi Mamadou Danfa në minutën e 25-të të ndeshjes.

Për golin e dytë u përkujdes Nazmi Gripshi në minutat e fundit të pjesës së parë.

Pa gola është mbyllur pjesa e parë në Shtime.

Aty po luhet dueli mes Vjosës e Suharekës, një duel nga Liga e Parë.

Deri më tani, në gjysmëfinale janë kualifikuar Prishtina e Drita që dje mposhtën Trepçën ’89 e Dukagjinin respektivisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.