
Gajtë ditës së sotme po zhvillohen tri ndeshjet e mbetura të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Përfundimi i pjesës së parë, e gjen Ferizajn në epërsi 1-0 ndaj Gjilanit, me golin e shënuar nga Gentrit Halili.
Në epërsi në pushimin mes pjesëve është edhe Llapi, i cili po udhëheq 2-0 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Drenicës.
Ndërkohë, në kryeqytet, ku po zhvillohet ndeshja mes Prishtinës e Dukagjinit, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Dukagjini me ndihmën e Muhamed Useini, i cili shënoi autogol, ndërsa golin e barazimit për Prishtinën e shënoi Mërgim Pefqeli.