
Gjatë ditës së sotme po zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Në fushë kanë ‘zbarkuar’ dy konkurrentët për titull këtë edicion, Drita e Ballkani.
Në Gjilan, Drita po barazon 1-1 me skuadrën mitrovicase, Trepçën ’89.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 11-të përmes penaltisë, ndërsa golin e barazimit për ’89-shin e shënoi Egzon Fazliu në minutën e 24-të.
Barazim po ashtu është edhe në Therandë, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani po luan ndaj skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli, Malishevës.
Në stadiumin e qytetit në Therandë, pjesa e parë përfundoi pa gola.