Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundojnë pjesët e para në Superligë

Gazeta10
28 May 2023 - 16:00

Dita e sotme po na sjell para ekranit xhiron e fundit të Albi Mall Superligës së Kosovës, me të gjitha ndeshjet që po luhen në orar të njejtë.

Kampioni i ligës tashmë dihet, ai është Ballkani, i cili fitoi trofeun e dytë të kampionit në dy vite radhazi.

Kur jemi te Ballkani, ata këtë xhiro presin skuadrën e Gjilani në Therandë, me këta të fundit që tashmë kanë zënë vendin e tretë në tabelë dhe kanë siguruar garat evropiane.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Pa gola nuk është edhe në Skënderaj, aty ku nënkampioni i Kosovës, Drita po luan përballë Drenicës, e cila tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Rezultati në “Bajram Aliu” po ashtu është i barabartë, 1-1.

Ndërkohë, Dukagjini në anën tjetër, po pëson 1-0 nga Ferizaj në ndeshjen që po luhet në stadiumin e këtyre të fundit.

Prishtina po ashtu po avanson me rezultat minimal 1-0 ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”.

Kështu siç qëndrojnë punët, Dukagjini do të luajë në Evropë, gjersa në barazh do të luajë Ferizaj, ndërsa Drenicës në Ligën e Parë do t’i bashkohet ’89-shi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.