Gazeta10

Përfundon marrja në pyetje e dy eksperteve mjeko-ligjore nga mbrojtësi i viktimave

Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtësi i viktimave Simon Laws ka përfunduar pyetjet e tij ndaj eksperteve mjeko-ligjore, Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra.

Pyetjet e Laws kanë qenë në të shumtën e kohës në seancë private, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk kanë pasur pyetje për dëshmitaret.

Ndërkaq, për shkak se mbrojtja e Shalës ka kërkuar kohë për t’u përgatitur për pyetjet e tyre për këto dy dëshmitare, është bërë pushim nga ana e trupit gjykues.

Seanca pritet të vazhdojë më tej me marrjen në pyetje të eksperteve Prinsen dhe Parra nga ekipi mbrojtës i Shalës.

Agjenda për sesionin e pasdites parashihet të përmbajë edhe disa planifikime nga ana e mbrojtjes dhe disa pyetje nga ana e trupit gjykues për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Dy eksperte mjeko-ligjore po dëshmojnë në të njëjtën kohë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

(Përditësuar, ora 11:11)- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë duke dhënë dëshminë e tyre dy eksperte mjeko-ligjore në të njëjtën kohë, Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra.

Të njëjtat punojnë në Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor (IMO) dhe janë duke dëshmuar për dëmin fizik dhe psiqik që ka pësuar njëra nga viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, mbrojtësi i viktimave Simon Laws ka pyetur të njëjtat për kualifikimet dhe përvojën e tyre. Është thënë se ekspertja Parra ka studiuar mjekësinë dhe ka specializuar për psikiatri dhe se profesionin e psikiatres e ka ushtruar në tri fusha nga 2013 e tutje.

Ajo tha se nga tetori i vitit 2020 është pjesë e IMO-s, në të cilin institut bëjnë vlerësime mjeko-ligjore të viktimave të pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor.

Ekspertja tha se ka trajtuar me qindra persona që kanë vuajtur nga trauma si dhe pohoi se ka qenë bashkë-autore e një raporti tjetër që është paraqitur para këtij trupi gjykues.

Kurse, u tha se ekspertja Prinsen ka studiuar psikologjinë zhvillimore dhe se nga viti 2003 ka punuar në këtë fushë, ndërsa nga viti 2015 është pjesë e IMO-s.

Edhe kjo eksperte tha se ka trajtuar me qindra viktima të pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor dhe se e njëjta bën vlerësime mjeko-ligjore, rishikon raportet e kolegëve dhe bën hetime të përbashkëta me ta.

Gjithashtu, tha se ka qenë bashkë-autore e raportit tjetër që është paraqitur para këtij trupi gjykues.

Më tej, ekspertes Parra iu kërkuar të bëjë përmbledhje të protokollit të Stambollit, e që tha se është botuar nga OKB-ja për herë të parë më 2001 dhe është rishikuar disa herë e që, versioni më i ri është i 2022-ës.

“Ne përdorim këtë protokoll sepse në të janë standardet ndërkombëtare për hetim dhe vlerësim kur trajtohen viktimat e pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor”, tha ajo.

Po ashtu, ato thanë se iu është kërkuar të bëjnë një raport për këtë çështje gjyqësore, duke ekzaminuar një person në përputhje me këtë protokoll.

Më tej, për shkak të ndjeshmërisë së rastit seanca kohë pas kohë ka kaluar në seancë private.

Ekspertja Prinsen ka sqaruar se simptomat më të zakonshme të torturës dhe ndalimit arbitrar janë shmangia e ngjarjeve të tilla, ndjenja e fajësisë dhe e turpit, zymtësi, shkëputje nga realiteti dhe se mendojnë vetëm se çfarë iu ndodhur si dhe çrregullimi i stresit pas-traumatik, janë të lidhura me pasojat e torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

Seanca po vazhdon në sesion privat.

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, fillon paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave

Seanca e së hënës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka filluar me paraqitjen e provave nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se mbrojtësi i viktimave Simon Laws më 24 korrik ka kërkuar që dy ekspertët që kanë përgatitur raportin të dëshmojnë në të njëjtën kohë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo me arsyetimin që ata të japin mendimet e tyre dhe të plotësojnë dëshminë e njëri-tjetrit dhe sipas tyre kjo është në përputhje me rregullat për përgatitje tilla.

Andaj, e njëjta kërkesë është miratuar nga trupi gjykues dhe seanca do të vazhdojë në seancë publike me dëgjimin e dy ekspertëve pa masa mbrojtëse.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar nëntë dëshmitarë.

Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.

Kurse, dëshmitari i pestë e filloi dëshminë më 1 maj, ndërsa e përfundoi më 2 maj, ku edhe filloi dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, e cila përfundoi më 3 maj. Më pas, dëshmia e dëshmitarit të shtatë filloi më 30 maj, e vazhdoi më 31 maj dhe e përfundoi më 6 qershor.

Ndërkaq, dëshmitari i tetë, ekspert për identifikimin e ADN-së ka dhënë dëshminë e tij më 16 qershor, kurse dëshmitari i nëntë, eksperti mjekoligjor ka filluar dëshminë më 26 qershor dhe e përfundoi më 3 korrik.

Dëshmitari i dhjetë me radhë, eksperti William Goodwin ka përfunduar dëshminë e tij më 4 korrik.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

NË FOKUS

Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
polici
Dy personat e vdekur në aksident janë nga kjo komunë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert