
Prishtina dhe Drita në ‘Fadil Vokrri’ sonte luajtën ndeshjen e mbrapa mbetur të javës së tretë, takimi përfundojë në barazim 0 me 0.
Në një atmosferë me pak shikues të pranishëm u zhvillua ky derbi i cili edhe në fushë nuk dhurojë shumë spektakël.
Ismet Munishi për këtë ndeshje vendosi një formacion shumë sulmues me lojtarë si: Leutrim Kryeziu, Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti dhe Kreshnik Uka por që nuk arritën të lënë shumë gjurmë.
Drita është lider në tabelën e Superligës me 18 pikë, tri më shumë se kampioni Ballkani (që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).
Prishtina ndodhet në vend të katërt në renditje me 12 pikë të grumbulluara, nga tetë xhiro të zhvilluara.