
Pas takimit me Kryeministrin Kurti, Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton nga Brukseli gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.
Pas pak pritet një takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiq me ndermjetësimin e BE-së.
Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për medie, por një konferencë për shtyp pritet të mbahet pas orës 18:00 nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të BE-së./Gazeta10/