
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku 328 delegatë votuan për votëbesimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Tashmë pritet që komisioni përkatës të nis fazën e numërimit të fletëvotimeve, ndërsa rezultati zyrtar pritet të bëhet publik para orës 22:00.
Delegatët e LDK-së u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin e tij në krye të partisë, në një proces të jashtëzakonshëm që ka marrë vëmendje të madhe brenda strukturave të kësaj partie.
Nga terreni, gazetari i Kanal10 Zeqir Hasani po vazhdon të ndaj detaje.