Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe 23”

Gazeta10
01 June 2023 - 19:12

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10


Partitë opozitare dhe ish-komandantë të FSK-së i kanë numëruar dëmet që sipas tyre do të pësojë Kosova nga përjashtimi në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 23”. Ata kanë thënë se me një vendim të tillë, vendi ka humbur shumë, duke kritikuar ekzekutivin kosovar për sjelljen e vendit deri në këtë pikë.

Vetëm para pak ditësh, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e konsideronin historike pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjet ushtarake të NATO-s “Defender Europe 23”.

Por, për shkak të situatës në veri të vendit, Kosova është përjashtuar nga pjesëmarrja në këto stërvitje, për çka kishte njoftuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Një sanksion të tillë, partitë opozitare e kanë konsideruar si dëm vështirë të riparueshëm për vendin.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se

Një dëm i tillë, sipas deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, kalohet vetëm me zgjedhje të reja.

Ndërkaq, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se përjashtimi nga “Defender Europe 23”, është humbje e madhe për Kosovën.

Stërvitjet “Defender Europe 23” ka nisur më 21 maj në Kosovë dhe ishte e paraparë të zgjasnin deri më 2 qershor dhe ky ishte viti i dytë që vendi merrte pjesë në këtë aktivitet, së bashku edhe me 25 shtete të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.