Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përkujtohet masakra në Rogovë të Hasit

Gazeta10
29 January 2023 - 18:40

Raporti: Kanal10

Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Për të nderuar veprën e këtyre të rënëve, qytetarë të shumtë, përfaqësues të OVL UÇK-së, dega në Has, ishin mbledhur për të bërë homazhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve në Rogovë.

Emrat e tre djemve dhe të bashkëshortit të Zarife Morinës, janë skalitur në këtë pllakë përkujtimore në fshatin Rogovë të Hasit.

Ata janë vrarë e masakruar nga ushtria dhe policia serbe në fund-janarin e vitit 1999.   

24 vjet më parë, më 27, 28 dhe 29 janar, ishin të tmerrshme për banorët e kësaj ane, duke u vrarë 21 dëshmorë, e duke u masakruar dhjetëra civile të pafajshëm.

Në përkujtimin e kësaj masakre, Zarife Morina ka treguar momentin e fundit që ka pasur me më të dashurit e saj.

Edhe Fatmire Berisha, e mbijetuar e kësaj masakre, ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar.

Ajo thotë se një nga momentet më të vështira ka qenë kur forcat serbe ia morën vajzën trejavëshe për t’ia hedhur nga dritarja.

Në përkujtim të 24 vjetorit të masakrës në Rogovë të Hasit, gjatë së dielës janë bërë homazhe nga qytetarë të shumtë e përfaqësues të OVL UÇK-së.

Në emër të fshati, Sadik Hoti ka thënë se 24 vjet më parë ishin ditë të rënda për Rogovën e Hasit.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaçi, ka thënë se institucionet i kanë harruar familjarët e dëshmorëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e Masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, ka përkujtuar 21 personat e vrarë.

Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti ka bërë homazhe, duke kujtuar luftëtarët e UÇK-së dhe civilët e rënë në këtë masakër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.