
Efi Dhedhes, ish-banorja e Big Brother Vip Albania që u bë dhe shumë e dashur për publikun, ka rënë pre e një kamere të fshehtë në emisionin në Shqipëri, raporton Gazeta10.
Dy moderatorët kanë nisur përplasjet për pyetjet të cuilat i’u janë bërë Efit dhe në në një moment ai debat ka përfunduar në përplasje fizike.
Në videon më poshtë ish banorja shihet e shokur nga ngjarja, ndërsa vazhdimisht pyet nëse e kanë seriozisht atë debat sepse e dimë që të dy moderatorët janë aktor të shkëlqyer.
Kujtojmë se vetëm primen e kaluar Efi pati dhe një përplasje me Kiarën dhe një debat të ashpër me dy opinjonistat, ku Kiara u shfaq mjaft e zhgënjyer nga reagimet e ish konkurrentes./Gazeta10