Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur për Gazeta10 se në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë kanë marrë informacione për të shtëna më armë zjarri por në një përleshje fizike është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjeksorë.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo .