
Sipas raportit të Policisë së Kosovës një përleshja ka ndodhur mes nxënësve në një shkollë të mesme të Drenasit ku tri vajza dhe një djalë janë rrahur mes vete, raporton Gazeta10.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull). Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gaz si dhe pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Poklek i Ri, Gllogoc 05.05.2023 – 10:00. Është raportuar se në shkollën e mesme kishte një mosmarrëveshje mes disa nxënësve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull). Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gaz si dhe pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/