Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë

Gazeta10
10 Maj 2026 - 8:58

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht ndërmjet vete, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i ndalur ata, një viktimë ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Dy të dyshuar m/k (vëllezër)  pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.