Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbyllet Manifesta, Rama thotë se është ditë e mrekullueshme dhe e mërzitshme

Gazeta10
28 October 2022 - 13:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot është një ditë e mrekullueshme dhe e mërzitshme, në ditën përmbyllëse të Manifesta Biennial, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se Prishtina përgjatë 100 ditëve ka përjetuar një akivitetet të dendur artistik.

“Është ditë e mrekullueshme dhe e mërzitshme se po e mbyllim këtë ngjarje. Përgjatë 100 ditëve përjetuam Prishtinë të larmishme ekspozita, programe të cilat e vendosën Prishtinën në qendrën e mediave botërore duke na cilësuar destinacion të ri. 756 artikuj u botuan gjatë bienales mbi 1000 gazetarë te huaj na vizituan. Bienalja prezantoi artin e 105 pjesëmarrësve”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka thënë se Manifesta ka investuar 1.7 milion euro ndërsa Komuna e Prishtinës ka buxhetuar 1.3 milion euro.

“Artistët erdhën nga 30 vende të ndryshme dhe na pasqyruan gjendjen tonë të sotme. Manifesta gjeneroi vizitorë nga diaspora. 6 500 vizitorë morën pjesë në hapje. Manifesta investoi 1.7 milionë euro, ne kemi buxhetuar 1.3 milion euro”, ka shtuar më tej Rama. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.