Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbytjet në Skenderaj “mbysin” shumë biznese

Gazeta10
20 January 2023 - 19:12

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Dhjetëra biznese të komunës së Skenderajt, janë shkatërruar për shkak të vërshimeve. Shumë vetura kanë mbetur të bllokuara, të cilat qytetarët me mjete të ndryshme gjatë kësaj të premte janë munduar t’i heqin nga rruga. Ata thonë se po presin ndihmën e shtetit, derisa sipas tyre një situatë e tillë kishte ndodhur vetëm në vitin 1974.


Biznesin që e ndërtoi për dhjetëra vjet, iu shkatërrua për një ditë.

Nga vërshimet të gjitha pajisjeve u hyri uji, të cilat tashmë janë bërë të papërdorshme.

Pronari Sabri Istogu nga Skenderaj, shpreson që komuna e shteti do t’i gjejë një zgjidhje, pasi qe me mjete vetanake thotë se e ka të pamundur ta rimëkëmb biznesin.

Qytetarët te stadiumi i qytetit e patën të pamundur t’i largonin veturat e tyre që i kishin parkuar.

Për këtë, një ditë pas vërshimeve ata u kujdesën t’i largonin automjetet e njëri- tjetrit që tashmë ishin bllokuar.

Një gjendje të ngjashme thonë se e mbajnë mend të ketë ndodhur vetëm dhjetëra vjet më parë.

Për ta parë gjendjen, këtu erdhën edhe krerët e komunës dhe të partive politike, të cilët thanë se po bëjnë të pamundur për t’i ndihmuar qytetarët.

Për shkak të vërshimeve shumë lagje të Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijshëm e energji elektrike, derisa disa shkolla e kanë ndërprerë mësimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.