Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Gazeta10
02 July 2026 - 12:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të vazhdojë si e tillë, meqë s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autorkracia.

“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.