Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përpilimi i draft-statutit për Asociacionin

Gazeta10
25 April 2023 - 19:14

Raporti:Arbenita Ilazi / Kanal10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka pranuan që ai ta shkruajë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Derisa, ka thënë se pret zbatim të plotë të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Kurse, njohësit e çështjeve politike në vend thonë se Kosova mund të ketë kërkesa për ndërrimin e grupit punues në përpilimin e draft-statutit.

Kosova është në pritje të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është duke e përgatitur ekipi menaxhues, i përbërë nga serbët e asnjë anëtar nga ekzekutivi i vendit.

Për këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ky ekip është caktuar nga marrëveshjet e kaluara dhe se sipas tij, ai vet ishte i gatshëm ta shkruante këtë draft-statut.

Por, Kurti ka thënë se këtë nuk e kanë lejuar nga Bashkimi Evropian, sipas së cilit, ndërmjetësit e dialogut kanë potencuar nevojën që fillimisht draft-statuti i Asociacionit të shkruhet nga ekipi menaxhues.

Kurti sërish ka kërkuar që marrëveshja bazë me Serbinë, e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksi i zbatimit të saj më 18 mars në Ohër duhet të zbatohen në tërësi.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyçi, ka thënë se mund të ketë kërkesa nga Kosova për ndërrimin e grupit punues në përpilimin e draft-statutit për Asociacionin.

Kurse, për Arbër Fetahun nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, takimi i 2 majit duhet të përfundojë me zgjidhje për themelimin e Asociacionit, si dhe për çështjen e të zhdukurve.

Më 2 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Derisa, më 18 prill, Bashkimi Evropian ka themeluar Komisionin e përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.