Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Përpjekje që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente” Hargreaves jep detaje nga takimi me Radoniqin

Gazeta10
18 February 2025 - 15:58

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Hargreaves ka thënë se e ka përgëzuar Radoniqin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt dhe për përpjekjet për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente.

“Sot takova Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. E përgëzova për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.